Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

Zbuloni çfarë pëson trupi nëse infektoheni me Covid dhe grip njëkohësisht, ja si të kuptoni nga cili virus po vuani

Vera përfundoi dhe vjeshta pritet të sjellë sezonin e gripit ndërkohë që jemi të detyruar të mbrohemi nga koronavirusi. Por infektimi i trupit të njeriut me të dy viruset do e shkatërronte sistemin imunitar.

“Ju mund të sëmureni nga gripi dhe COVID-19 në të njëjtën kohë, gjë që mund të jetë katastrofike për sistemin tuaj imunitar”, tha Adrian Burrowes, një mjek  familjar në Florida. Ndërsa epidemiologia Seema Yasmin u shpreh se infektimi me njërin virus, mund të na bëjë më të prekshëm ndaj virusit tjetër.

“Nëse infektoheni nga gripi apo disa viruse të tjera të frymëmarrjes, sistemi juaj imunitar do të dobësohet. Sistemi ynë imunitar do të dobësohet dhe kjo do të ju bëj të pambrojtur ndaj një infektimi të dytë”, tha epidemiologia.

Organi më i prekur nga të dy viruset mbeten mushkëritë që do të dëmtohen më shumë duke shkaktuar pneumoni, lëng në mushkëri ose probleme të organeve të frymëmarrjes. Por ekziston një mënyrë për të kuptuar nëse jeni të infektuar me Covid apo grip, viruse që kanë simptoma shumë të ngjashme.

“Disa njerëz mund të kenë të vjella dhe diarre, megjithëse kjo është më e zakonshme tek fëmijët sesa tek të rriturit,” tha Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Amerikë, por ndryshe nga gripi, Covid-19 mund të shkaktojë humbje të nuhatjes ose shijes.

Mënyra më e mirë për të zbuluar nëse keni koronavirus  apo grip (ose të dyja) është të testoheni. Për këtë CDC ka krijuar një test që zbulon të dy viruset dhe po vazhdon të prodhojë e të shpërndajë këto teste.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *