Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Mbyllen dy fasoneri në Përmet, ISSH i kapi ‘mat’ pronarët që nuk kishin respektuar protokollin tek punonjësit

Dy fasoneri në qytetin e Përmetit janë mbyllur për shkak të mungesës së protokollit anti Covid. ISSH Gjirokastër ka marrë këtë veprim flagrant pasi inspektoi ambientet e dy fasonerive dhe ra në sy mungesa e respektimit të protokollove.

Inspektorët vunë re mosdistancimin e punonjëseve nga njëra-tjetra dhe faktorë të tjerë në kuadrin e mospërmbushjes së kritereve të përcaktuar, raporton gazetarja e Fax News, Ervina Shehaj.

Për shkak të rasteve me Covid, janë mbyllur pjesërisht edhe zyra në Sigurimet Shoqërore Gjirokastër, Zonat e Mbrojtura Malore si dhe zyra të administratës në Universitetin e Gjirokastrës. Mbyllja e pjesshme do të zgjasë 10 ditë derisa të rikuperohen punonjësit që janë infektuar me koronavirus. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *