Një punëtor gjeti një merimangë gjigande brenda kufjeve të tij dhe ka shpërndarë imazhet e frikshme të insektit që lëvizte. Olly Hurst nga Perth, Australi ndjeu një gudulisje në vesh pasi vendosi kufjet për punë.
Kur i hoqi, vuri re merimangën që kishte hyrë në brendësi të kufjeve, por nuk i shkaktoi asnjë dëm. “E dija që diçka po më guduliste veshin. Kjo është e shpifur”, tha Hurst.
Më pas i ktheu në një anë kufjet me qëllimin që të nxirrte merimangën por ishte i pamundur. “Ai nuk donte të dilte jashtë, ndihej i lumtur aty”, tha Hurst, i cili i hodhi pajisjet dhe vazhdoi rrugën e tij.(A.M/Faxweb.al)