Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Kapet droga e veçantë në Turqi, zbulohet gjatë një kontrolli rutinë

113 kilogramë drogë u sekuestruan në operacionin e kryer nga ekipet e Zbatimit të Doganave të Ministrisë së Tregtisë në Portën Doganore Esendere në Turqi. Droga që shkakton halucinacione u zbulua nga autoritetet iraniane gjatë një kontrolli rutinë në një kamion që hynte drejt Turqisë.

Dyshimet lindën pasi shoferi i kamionit kishte tentuar të shkarkonte disa kuti nga mjeti, para se të kryhej skanimi me rreze x nga ekipi i kontrollit. Policia sekuestroi 1.305 bimë si kaktus.

Bima në fjalë ishte e llojit peyote dhe kaktus meskalinë që shkaktojnë halucinacione tek përdoruesit.

Policia ka ndaluar shoferin që drejtonte mjetin e përdorur për transportimin e drogës, ndërkohë që vijon hetimet.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *