Politikani rus i opozitës Alexei Navalny u helmua me një agjent nervor Novichok, ka qeveria gjermane. Nga analizat që u kryen në një laborator ushtarak, pati një “provë të qartë” të një agjenti nga grupi Novichok.
Navalny u dërgua me avion në Berlin për mjekim pasi u sëmur gjatë një fluturimi në rajonin e Rusisë muajin e kaluar. Që nga ajo kohë ai është në koma. Ekipi i tij thotë se helmi u hodh në çaj me urdhër të Presidentit Vladimir Putin, por këto pretendime janë hedhur poshtë nga Kremlini.
Cfarë është Novicok? Emri Novichok do të thotë “i porsaardhur” në rusisht, dhe vlen për një grup agjentësh nervorë të përparuar të zhvilluar nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1970 dhe 1980. Agjentët Novichok kanë efekte të ngjashme me agjentët e tjerë nervorë – ata veprojnë duke bllokuar mesazhet nga nervat në muskuj, duke shkaktuar një kolaps të shumë funksioneve trupore.
Ndërsa disa agjentë Novichok janë lëngje, të tjerët mendohet se ekzistojnë në formë të ngurtë. Kjo do të thotë që ato mund të shpërndahen si një pluhur ultra i imët. Novichokët ishin projektuar të ishin më toksikë sesa armët e tjera kimike, kështu që disa versione do të fillonin të hynin në veprim me shpejtësi – në rendin prej 30 sekondash deri në dy minuta.