Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


KryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Çfarë duhet të dini për 6 MINISTRAT e rinj, kur votohen sot në Kuvend

Tashmë janë zgjedhur dhe gjashtë ministrat e rinj të propozuar nga opozita. Pas një takimi Rama-Basha, ku kandidaturat morën dhe miratimin e kryeministrit, emrat e tyre janë çuar për tu dekretuar dhe nga Presidenti.

Votimi final i tyre pritet të bëhet sot në seancën parlamentare që është parashikuar të nis nga ora 18:00.

Ashtu siç e kemi përmendur edhe dje shumica e emrave janë teknikë, profesionistë të fushave dhe pse një pjesë e tyre kanë pasur një lidhje të shkuar me Partinë Demokratike.

Ata do të qëndrojnë pak kohë në krye të dikastereve, pasi kujtojmë që pas zgjedhjeve të 25 Qershorit në shtator do të rikonfigurohet qeveria e re.

Përveç gjashtë ministrave të rinj në Kuvend do të votoohen sot dhe zëvendëskryeministrja e re si dhe kreu i KQZ-së dhe Avokatja e Popullit.

GAZMEND BARDHI

Gazmend Bardhi i cili pritet te emerohet Minister Drejtësie eshte ekspert juridik ne zgjedhje, ka ndihmuar ne krijimin e ligjit te dekriminalizimit, eshte pjese e grupit te juristeve te PD dhe ka qene ne grupin e punes se PD per reformen ne drejtesi.

DRITAN DEMIRAJ

Kolonel Dritan Demiraj ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, ai njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.

Koloneli Dritan Demiraj, është “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale.

Ai është liruar pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

HELGA VUKAJ

Helga Vukaj e cila pritet te jete Ministre e Financave, diplomuar në Jurisprudencë (2000). Doktor i Shkencave Juridike, me 10 vite eksperience pune, ka qenë Juriste në Presidencë, Drejtor Drejtorie në Ministri të Brendeshme, zv drejtor i Përgjithshëm në Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit te pronave, dhe në KLSH si Drejtoreshë e Përgjithshme.

ARBEN BEQIRI

Arben Beqiri qe pritet te jete Minister i Shëndetësisë, eshte mjek dhe pedagog. Punon pranë Shërbimit te Kirurgjisë Digjestive.

XHULJETA KËRTUSHA

Ajo qe pritet te jete Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhuljeta Kërtusha-ish nënkryetare e Forumit Rinor të Durrësit. 

MIRELA KARABINO

Ministre e Arsimit, pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale (E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.