AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Çfarë do të thotë Rita Ora për këtë foto? Bebe Rexha dhe Dua Lipa për herë të parë së bashku

Mbrëmjen e kaluar në Las Vegas, u mbajt ceremonia e rëndësishme e ndarjes së çmimeve ‘Billboard Music Awards’. Në këtë event ai i cili triumfoi me më shumë çmime ishte Ed Sheeran, për të cilin ky vit ka qenë mjaft i rëndësishëm në karrierën muzikore.

Të pranishme në këtë mbrëmje ishin dhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Vajzat janë bërë bashkë duke u fotografuar në prani të njëra- tjetrës.

Kjo është hera e parë që dyshja shfaqen publikisht, pasi siç dihet Bebe ka marrëdhënie të ngushtë me Rita Orën, e cila përflitet se nuk e ka aspak qejf Dua Lipën.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Dua Lipa ka zgjedhur të veshë fustan lejla i cili i tregon mjaft bukur gjoksin, ndërsa Bebe Rexha ka veshur fustan të zi i cili i nxjerr në pah format trupore.

(E.V/Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.