Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohet votimi elektronik dhe njësia që është përzgjedhur është njësia numër 10 në Tiranë.
Këtë të premte në KQZ kanë mbërritur edhe pajisjet elektronike që do të përdoren në zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit. Në një deklaratë për mediat, përfaqësues të KQZ-së, u pyet se si reagon pajisja elektronike në rast se një person shkon dy herë për të votuar.
Për këtë u përgjigj një nënkryekomisionerja Lealba Pelniku e cila tha se në rast se një person paraqitet për herë të dytë në qendrën e votimit atëherë pajisja do ta njohë me anë të shenjës së gishtit dhe në këtë moment pajisja do të sinjalizojë me anë të një zhurme.
“Nëse ti shkon për herë të dytë për të votuar atëherë pajisja do të bëjë një sinjal dhe kjo do të tregojë se se ju jeni paraqitur për herë të dytë për të votuar.”, u shpreh Lealba Pelniku.
(R.G/Faxweb.al)