AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Çfarë do bëjë Ilir Meta nëse shkarkohet? A do t’i zërë vendin në LSI?/ Kryemadhi jep përgjigjen që s’pritej

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte mbrëmjen e djeshme në emision “byro politike” përballë Juli Xhokaxhi, dhe gazetarëve Erl Murati dhe Arion Sulo, ku deklaroi se Ilir Meta nëse shkarkohet, apo në përfundim të detyrës së tij si President i Republikës, nuk do të kthehet më në LSI.

Pavarësisht se Meta është themeluesi i LSI-së, Kryemadhi e ka përjashtuar çdo mundësi që presidenti të rikthehet në parti, qoftë edhe përmes zgjedhjeve të brendshme.

Biseda e plotë:

Juli Xhokaxhi: Zonja Kryemadhi, meqë zotin Meta nuk e kemi përmendur fare sot, është nga të rrallat intervista tuaja..

Monika Kryemadhi: Ç’e keni këtë qejf, që të më dëgjoni mua të flas për Ilir Metën?

Juli Xhokaxhi: Bashkë keni hyrë në politikë, bashkë keni bashkëjetuar në politikë familje e më gjerë…

Monika Kryemadhi: Unë kam mbijetuar, nuk kam bashkëjetuar…

Juli Xhokaxhi: Vazhdon Partia Socialiste të këmbëngulë, që së paku do ta shkarkojë politikisht në parlament Ilir Metën..

Monika Kryemadhi: Po le të bëj ç’a të dojë.

Juli Xhokaxhi: Nuk ju intereson fare?

Monika Kryemadhi: Po fare, janë qesharakë.

Erl Murati: Teorikisht mund të ketë pasoja të brendshme te Lëvizja Socialiste për Integrim…

Monika Kryemadhi: Pse? Ka thënë nuk vij te LSI-ja. Po të dojë të vij, le të vij. Ne do bëjmë dhe zgjedhjet shumë shpejt, përfitoj nga rasti të njoftoj gjithë anëtarët e LSI të paraqiten pranë zyrave të LSI..

Juli Xhokaxhi: Do e sfidoni Ilir Metën po u kthye në LSI?

Monika Kryemadhi: Të jeni të bindur që nuk do kthehet në LSI.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *