Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Çfarë i bëri bashkë Majkon dhe ministrin serb Daçiç në SHBA?! (FOTO)

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko është duke zhvilluar një vizitë në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Gjatë vizitës atje protokolli i Kongresit të SHBA-së, bashkoi ministrat e Shqiperisë dhe Serbisë. Siç duket dhe nga fotot ministri i jashtem i Serbise ndodhet në krah të ministrit shqiptar të Diasporës.

Pandeli Majko dhe Ivica Dacic falenderojnë protokollin e Kongresit.

NJOFTIMI 

“Ministri Majko takon Mc Master

Ministri i Shtetit për Diasporën, i cili gjendet në një vizitë disa ditore në SHBA, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në ëashington, me rastin e përvjetorit të pavarësisë.

Mes të ftuarëve në aktivitet ishte Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, z. Herbert Raymond McMaster, me të cilin Ministri Majko zhvilloi një takim.

Nderkaq, të enjten z. Pandeli Majko ishte i ftuar në aktivitetin e përvitshëm të Mëngjesit të Lutjeve në Uashington, i organizuar nga Kongresi i SHBA. I pranishëm në aktivitet ishte edhe Presidenti amerikan z. Donald Trump.

Mbi bazë të protokollit, Ministri i Shtetit për Diasporën qëndroi krah Ministrit të Jashtëm të Serbisë, z. Ivica Daçiç. Në të njëjtën tryeze gjendeshin edhe kongresmeniRobert Aderholt dhe zyrtare të tjerë të lartë”.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *