Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Çështja e ‘Detit’ nuk do ekzistonte me mua kryeministër”, Berisha sqaron marrëveshjen e vitit 2009: E rrëzoi Gjykata Kushtetuese, isha kundër

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për çështjen e Detit dhe për zgjerimin e ujërave territorialë grekë me 12 milje duke sqaruar edhe marrëveshjen e vitit 2009. Në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha uroi zgjidhje të konfliktit duke thënë se nëse do ishte kryeministër, atëherë çështja Shqipëri-Greqi nuk do të ekzistonte.

“Do zgjidhja Shqipërinë dhe interesat e saj. Natyrisht, fqinjët të respektuar, të nderuar, por Shqipëria është një vend i cili duhet të ndërtojë marrëdhënie miqësore me të dy këto vende… Kemi firmosur një marrëveshje në 2009 dhe i kam qëndruar gjithmonë asaj marrëveshje. Problemi është këtu, imagjinojmë se Shqipëria do anësojë kundër Greqisë apo kundër Turqisë, nuk duhet të imagjinohet. Shqipëria duhet të mbajë një qëndrim në interesin e saj kombëtar, Shqipëria uron që të zgjidhet konflikti nëpërmjet dialogut. Po të isha kryeministër unë, në mënyrë absolute çështja e detit në Shqipëri-Greqi nuk do ekzistonte.

Dy qeveri greke njëra pas tjetrës, të dyja pranuan të shkojmë në Gjykatë. Erdhi Rama dhe tha ‘jo, s’kam punë me Gjykatat’. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen atëherë, isha kundër atij vendimi të Gjykatës. Asgjë nuk ka ndryshuar në raportin me detin në këndvështrimin tim. Këta pasi negociuan 2 vite, u detyruan t’i thonë palës greke se tani ne kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese… Greqia pranoi negociatat me Shqipërinë me 6 milje”, tha Berisha.

Ndër të tjera, sqaron se marrëveshja me 6 milje do të përcaktonte kufirin:  “Por nëse marrëveshja firmosej me 6 milje, marrëveshja përcaktonte kufirin. Është krejt ndryshe me Shqipërinë. Marrëveshja me Shqipërinë nëse finalizohej dhe mbetej në fuqi, Greqia do prishte marrëveshjen nëse kalonte me 12 milje… Që Shqipëria të bëhet shtojcë e politikë neo-otomane të presidentit të Turqisë, është në kundërshtim me interesin kombëtar të Shqipërisë. Jam përpjekur dhe do përpiqesha të kisha marrëdhënie më të mira me shtetet…”.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *