Çështja e komplikuar e demarkacionit po mban peng liberalizimin e vizave, por një zgjidhje për këtë mund të gjendet pas disa javësh.
Sipas gazetës Express behet me dije se muajin e ardhshëm Kosovën pritet ta vizitojë kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markovic, me ftesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Kriza e çështjes së demarkacionit mund të zgjidhet brenda disa javëve. Kryeministri i Malit të Zi pritet të qëndrojë në Kosovë nga data 20 deri më 30 janar vitin e ardhshëm,
Mbrëmë Haradinaj ka qëndruar në Bruksel, ku ka takuar shefin e Qeverisë së Malit të Zi, i cili po ashtu ka qëndruar në Kryeqytetin europian bashkë me 6 kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është dërguar në Kuvend, por ende nuk është nxjerrë në rend dite. Bashkë me të është dërguar edhe një raport i haruat nga Komisioni Bulliqi, ku thuhet se Kosova ka humbur tokë nga kjo marrëveshje.
Nuk dihet ende se kur do ta kenë deputetët e Kuvendit të Kosovës në agjendë këtë çështje.(M.Q/Faxweb)