Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Censura e Edi Ramës, qytetari tregon komentin që e penalizoi

‘’Pasi komentova te faqja e Edi Ramës shoh që më ka bërë ban”, ky ka qenë denoncimi i një qytetari gjatë ditës së sotme.                

Që faqet kanë moderator në lidhje me komentet, kjo është trajtuar edhe më parë, po fakt mbetet se komentet që fshihen jodomosdoshmërisht kanë gjuhë fyese më shumë sesa nuk iu pëlqejnë vetë liderve.

Sipas denoncimit të qytetarit në fjalë, komenti që ai kishte shkruar në një postim të Ramës, pyeste në lidhje me 14 milionë eurot që do të dëmshpërblehet pallati i vjehrrit të Lulzim Bashës.

Qytetari shprehej se populli nuk ka pse i paguan sa kohë që nuk i është marrë mendimi as kur është dhenë leja për ndërtim dhe as kur është marrë vendimi për ta prishur.

Opsioni ‘’ban” në rrjetet sociale nënkupton se personi në fjalë nuk mund të ketë më akses që të komentojë te faqja e kryeministrit apo të shpërndajë përmbajtje të caktuara.

“Miremengjes jeta osh qef dje bera nje koment tek nje nga postimet e rames. Komenti qe ky “per ato 14 milion eurot qe do demshperblehet vjehrri bashes kush do pergjigjet se lejen e ndertimit nuk ja dha populli as per te prishur se prishi populli. Pse nuk merr dhe luljeten ilirianen dhe salicken te shohi dhe populli dy dite te bardha”.

Sot po shoh qe me ka bere ban cfare eshte ky diktator qe do te na heqi dhe te drejten e fjales. I dogji ato leke ska pse ti marri nga buxheti i shtetit nga taksat tona kur fare mire mund te shkojne per jetimet per te paaftet ka plot nevojtare boll na futet duart ne xhepa na shqyet dhe astarin leke skemi me po doni merrni k***.Pse nuk merr dhe luljeten ilirianen salicken dhe te zhdukeni?!”, shkruan qytetari në denoncimin e tij.

(E.K/FAXWEB)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *