Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Çelja e negociatave, Cakaj nuk përmban emocionet: Të dua përtej fjalëve…

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e JAshtme, Gent Cakaj ka komentuar çljen e negociatave duke e konsideruar si një moment kthese në ëndrrën europiane.

“Të dua përtej fjalëve, Shqipëri!”, shkruan Cakaj në nisje të mesazhit të publikuar në rrjetet sociale, ndërsa theksopn se mes këtyre ditëve të vështira, ky është një zhvillim madhor historik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme tashmë ka vendosur çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian me Shqipërinë! Mes këtyre ditëve të vështira, ky është një zhvillim madhor historik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së e në të mirë të kombit shqiptar në përgjithësi. Ky është një moment kthese për jetësimin e ëndrrës sonë historike: Shqipëria anëtare e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian! Urime të gjithëve”, shkruan Cakaj.

Më herët vendimin e kanë përshëndetuyr edhe kreu i shtetit, Ilir Meta, kryopozitari Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close