Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas mbylljes së aktivitetit të Partisë Socialiste në të cilin bëri hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 Qershorit.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se të gjithë së bashku duhet të ndryshojmë fatin e vendit duke mos e lënë, sipas tij – Shqipërinë në duart e një bande që ka marrë peng të ardhmen.
“Të gjithë të bashkuar do ta ndryshojmë fatin e vendit tonë! Nuk do ta lëmë Shqipërinë në duart e një bande që ka marrë peng të ardhmen e një populli të tërë. Koha e banditëve në pushtet ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve!Asnjë hap pas! Nesër të gjithë në shesh në orën 19:00. #2qershor #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha.
Ai ka shpërndarë edhe një video ku fton qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestën që pritet të zhvillohet nesër para kryeministrisë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)