BotaTe Gjitha

Çekia përgëzon presidentin Trump për politikën migratore

Milos Zeman, presidenti çek ka përgëzuar sot  qasjen e re amerikane të kufizimit të imigracionit të drejtuar nga Donald Trump. Kufizimet në emigracion janë cilësuar nga Zeman  shumë të mira, pasi do t’i shërbejnë sigurisë së  shtetave vendas.

Presidenti amerikan Trump po mbron vendin e tij. Pikërisht atë që elitat evropiane nuk po e bëjnë”,shkroi në  Tëitter zëdhënësi i presidentit çek, Jiri Ovcacek. Siguria e shtetasve çek është një prioritet. Tashmë ne kemi aleatë SHBA-në”, shtoi ai më tej.

Milos Zeman i ofroi mbështetje  Donald Trump gjatë fushatës së tij presidenciale dhe  prej kohësh kritikon imigracionin që vjen nga vendet myslimane.

Në të kaluarën, ai e kishte cilësuar valën e refugjatëve në Evropën si pushtim dhe i konsideron myslimanët thuajse të pamundur për t’u integruar.

Shumica dërrmuese e këtyre refugjatëve nuk janë vendosur në Republikën Çeke, një shtet me 10,5 milionë banorë, i preferuar si një destinacion i Evropës Perëndimore. (J.V/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *