Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ceka: Kumbaro po u jep projektet klientëve, 1 milionë euro të BE-së u bënë rrush e kumbulla. Vlahutin ka përgjegjësi

Arkeologu Neritan Ceka i ftuar në ‘Fax News’ ka folur rreth projektit të ministrisë së Kulturës për rehabilitimin e varreve në Selcë ku mendohet se janë varret e mbretërve ilir.

Ceka tha se Selca nuk ka qenë jashtë vëmendjes asnjëherë pasi ka patur ndërhyrje në 2011 dhe ka pasur edhe projekt për të prandaj jo çdo gjë fillon nga fillimi siç do ta paraqesë Kumbaro pasi vetë arkeologu kishte bërë një projekt dhe kërkonte 57 milionë lek të vjetra, ndërsa projekti i tanishëm i paraqitur nga ministria kërkon 250 mijë euro.

“Është 5-fishi i asaj që kërkoi unë, prandaj është heshtja se unë nuk mund të kërkoj 5 fishin e atyre parave se s’ke ku ti harxhosh, vetëm nëse vendos ta betonosh. Kanë menjanuar gjithë specialistët dhe bëhen me diletantë projektet. Kjo shumë shtë 5-fishi I asaj q ëkërkoja unë, do shkojnë nëpër xhepa, këta as nuk më thirrin në mbledhjet që bëjnë. Ky është një projekt që bëhet me qëllim për ti marrë ato para”, tha Ceka.

Ai foli edhe për investimin në Butrint por edhe investime të tjera. ku tha se është një diletantizëm tipik dhe harxhim i kotë. Ndërsa në Finiq kanë ndërtuar një rrugë dhe kanë shpenxuar 300 mijë euro që ishin të BE-së. Një investim tjetër skandaloz sipas tij është edhe në Apolloni, 750 mijë euro,ndërsa turistët presin në diell në radhë.

Ceka tha se këto projekte shpëndahen tek klientët nga ministrja dhe nuk pyet për specialistët, çfarë po e dëmton rëndë kulturën.

Sipas tij një faj është edhe i ambasadores Vlahutin që del në media me ministren dhe nuk pyet se ku shkojnë paratë.

“Rezultati i 1 milionë e 50 mijë eurove që janë investuar në Shqipëeri ka shkuar rrush e kumbulla, natyrisht një përgjegjësi bie edhe mbi zonjën Vlahutin që sghfaqet në televizion me ministren por nuk pyet kush hkojnë këto para”, tha ai.

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë

(B.H/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *