Banorë të fshatrave të Bërdicës, Dajçit dhe Trushit detyrohen të vijnë pranë këtij burimi për të mbushur ujë, pasi nuk kanë në shtëpitë e tyre ose uji që u vjen është i ndotur. Kjo çezme uji që ndodhet pranë Harkut të Bërdicës në Bashkinë Shkodër është kthyer në një zgjidhje për këto banorë. Ato përballen me problematikën e ujit të pijshëm prej disa vitesh dhe pavarësisht kërkesave nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.
Nuk kemi ujë të pijshëm. Na i ka prishur përmbytja ujësjellësin. E bëjmë gjithmonë këtë rrugë, marrim bidonat dhe i mbushim ujin. Është shumë problem sepse lëmë punët pa bërë dhe vijmë mbushim ujë. Fëmijët i kemi jashtë, s’kemi çfarë të blemë më parë në dyqan janë rritur edhe çmimet”, tha një e moshuar.
“Nuk kemi fare ujë në shtëpi, është prishur çdo gjë. Vijmë dhe mbushim ujë këtu, gati përditë vijmë. Jemi të detyruar të vijmë këtu. Kemi që në 2010 pa ujë. Kemi bërë kërkesë por askush nuk na e kanë zgjidhur si problem”, tha banori i zonës.
Në këto ditë të nxehta vere, banorët bëjnë disa kilometra rrugë për të mbushur ujë.