Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ç’bënë në “Kënga Magjike”, si ngritën sallën në këmbë Bes Kallaku dhe Erion Isai (VIDEO)

Mbrëmë në natën e dytë të “Këngës Magjike” nuk kanë munguar as batuat dhe as humori. Madje pati edhe momente kur salla u mbush me të qeshura. Ishin “dy prezantueset e reja” të cilat ndezën sallën me batutat e tyre.

Besart Kallaku dhe Erion Isai të njohur si “Gocat e Instagramit” në rolin që interpretojnë, çelën siparin e mbrëmjes ku më pas u bashkua dhe Ardit Gjebrea si dhe dy bukuroshet Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla.

Madje  teksa prezantonin “Gocat e Instagramit” kanë ftuar në skenë këngëtaren Çiljeta për të performuar me këngën e saj “Hajmali”. 

“Do të ftoj në skenë këngëtaren që sot ka numrin 3 deri dje kishte numrin 8, këngëtaren Çiljeta” u shpreh Bes Kallaku në rolin e tij si vajzë Instagrami.

Nuk kanë munguar as ngacmimet ndaj Ardit Gjebreas nga “Gocat e Instagramit”.

(J.V/Faxweb)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.