Reperja Cardi B dhe Offset janë sërish bashkë. Ky vendim erdhi pak ditë pasi deklaruan se janë divorcuar, por dëshira për marrëdhënie seksuale i ka sjellë sërish në krahët e njëri-tjetrin.
Në një video LIVE në Instagram, ajo shpjegoi arsyen përse vendosi të pajtohej me bashkëshortin në festën e 28 vjetorit të lindjes, që u zhvilluan në Las Vegas. Reperja pranoi hapur se i mungonte ai, jeta seksuale me të, prandaj vendosi t’i japë një shans të tretë martesës së tyre.
“Unë jam e çmendur, ju e dini. Kështu jemi ne dhe kjo është midis meje dhe partnerit tim. Prandaj kur njerëzit fillojnë dhe thonë se po e bëj për vëmendje, e kanë gabim. Jo, jam thjesht e çmendur. Një ditë jam e lumtur, ditën tjetër marr një vendim tjetër, e ndërsa tjetrën më merr malli për të.
Eshtë shumë e vështirë të mos flasësh me shokun tënd të ngushtë. Ne të dy jemi dy të rinj të çmendur që u martuam herët. Nuk jemi shumë ndryshe nga ju të gjithë! Jemi njësoj, por pak më shumë publik”,- u shpreh Cardi gjatë një Live në Instagram.