Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Fituan miliona dollarë së bashku/ Pas tre vitesh, Cardi B “i jep duart” bashkëshortit që e tradhtoi

Kjo është padyshim ndarja më e papritur e vitit dhe s’dihet ç’do të na sjellë tjetër 2020-ta. Pas 3 vitesh së bashku, reperja Cardi B ka firmosur dokumentat e divorcit nga partneri i saj Offset. Mediat e huaja bëjnë të ditur se kjo procedurë është kryer sot dhe Cardi ka kërkuar të marrë kujdestarinë e vajzës së tyre Kulture, 2 vjeçe.

Thuhet se dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për ndarjen e pasurisë dhe ky vendim i takon gjykatës. Megjithëse dukeshin një çift perfekt, hera e fundit që Cardi bëri një postim për Offset në rrjete sociale ishte më 20 gusht, kur ajo ndau një pjesë nga klipi i tij i ri.

Cardi dhe Offset u martuan në fshehtësi të plotë në vitin 2017 dhe sekret ka mbetur edhe arsyeja e ndarjes së tyre. Ndërkohë, asnjëri prej të dyve s’ka reaguar pas lajmeve të divorcit. Para disa kohësh, bëri bujë tradhtia e reperit ndaj Cardi B, e cila vendosi ta falte për hir të vajzës.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *