Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se është e papranueshme, që në një kohë kur Agimi i Artë është shpallur organizatë terroriste në Greqi, përfaqësues të tij, si Fredi Bejleri të lëvizin të lirshëm në Shqipëri, e madje të dalin dhe si analistë në studiot televizive.
E sigurisht, postimi i Hoxhës ka marrë spunto nga emisioni i djeshëm i gazetarit Arjan Çani, ku Fredi Bejleri ishte një nga të ftuarit kryesor, në prime-time të një televizioni kombëtar.
Hoxha shkruan se dëshmorët e atdheut, për të cilët Fredi Beleri akuzohet se i ka vrarë, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini. ”po kthehen përmbys në varre”, kur shohin nderimet që i bëhen një personazhi të tillë.
”Qeveria shqiptare, fsheh koken si struci ne rere, Presidenti “supetpatriot”, kafshon gjuhen, opozita, fshihet si djalli nga temjani, Prokuroria dhe policia shqiptare, as shohin, as degjojne. Pjesa me e madhe e medias shqiptare, hesht, ndersa pjesa tjeter ben lojen e tyre, shqiptaret rrijne e vshtrojne si shurdhmemece, sikur te mos kete ndodhur asgje…”, shkruan Hoxha në postimin e tij.
Postimi i plotë i Hoxhës:
Eshtrat e Deshmoreve te Atdheut po kthehen permbys ne varre… Mbani frymen njerez…. Agimi i Arte,… shporret nga parlamenti grek, shporret nga politika greke, qërohet nga ekranet e kombetare te medias greke, shpallet organizate terroriste nga drejtesia greke.. madje drejtuesit me te larte, arrestohen, denohen nga gjykata dhe izolohen ne burgjet greke….
Por… perfaqesuesit me te larte te Agimit te Arte ne Shqiperi, bredhin te lire, larte e poshte pikerisht aty, ku kane vrare Deshmore te Atdheut, pse mbronin Republiken e Shqiperise, bejne politike lirisht ne vendin, qe duan ta copëtojne dhe ta shfarosin nga harta e botes, shfaqen si analiste gjeopolitike duke i bere karshillek, jo vetem familjareve te deshmoreve ne masakren e Peshkëpise, por gjithe shqiptareve, kudo qe ndodhen mbi planet.. madje ne oren me te ndjekur ne televizionin me te madh kombetar…
Dhe…
Qeveria shqiptare, fsheh koken si struci ne rere, Presidenti “supetpatriot”, kafshon gjuhen, opozita, fshihet si djalli nga temjani, Prokuroria dhe policia shqiptare, as shohin, as degjojne. Pjesa me e madhe e medias shqiptare, hesht, ndersa pjesa tjeter ben lojen e tyre, shqiptaret rrijne e vshtrojne si shurdhmemece, sikur te mos kete ndodhur asgje…
Ndersa…shpirtrat dhe eshtrat e Deshmoreve te Atdheut, Oficerit drejtues Fatmir Shehu dhe ushtarit, Arsen Gjini, po kthehen permbys ne varre…Dhe.. Si thote Al Pachino te filmi “Kumbari”; “Asgje personale, eshte çeshtje biznesi”..
(une s’jam grek, thjeshte jam shqiptar, biznesi ne kete rast, eshte ATDHEU IM)
(E.K/Faxweb.al)