Në Gaziantep të Turqisë po zhvillohet turneu ndërkombëtar i peshëngritjes, “International Naim Suleymanoglu Tournament”, event ku kanë marrë pjesë edhe dy shtangistë nga Shqipëria. Bëhet fjalë për Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, që kanë garuar sot. Dhe të dy kanë arritur ta mbyllin këtë turne me medalje, duke marrë pikë të rëndësishme olimpike për “Tokio 2020”. Ky turne është kualifikues për në Olimpiadë.