AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha
Caktohet godina për pritjen e emigrantëve, drejtori i ISHSSH-së: Nuk më pyeten, nuk plotësohen kushtet për akomodimin e tyre

Godina e konviktit e shkollës “Pandeli Sotiri” po sistemohet dhe u bë gati për pritjen e emigrantëve nëse do të ketë mbingarkesë.
Këtë vendim e ka marrë Bashkia e Gjirokastrës së bashku me Drejtorinë e Agjensisë së kujdesit dhe mirëqënies sociale por pa u vendosur në dijeni Inspektoriati Shtetëror i Shëndetit.
Drejtuesi i këtij të fundit, Edi Sinoimeri ka pohuar ekskluzivisht për Fax News se nuk është në dijeni të kësaj situate dhe në datën 2 Mars ka qenë për inspektim në këtë godinë ku ka kërkuar masa për higjenen sanitare si dhe analiza uji etj.
Sipas tij, godina në fjalë nuk plotëson kushtet për pritjen e emigrantëve.
Ditën e djeshme 27 emigrantët që ndodheshin prej orësh në Doganën e Kapshticës i janë nënshtruar procedurave përpara se të mbërrinin në një hotel në qytetin e Korçës ku do të karantinohen për 14 ditë.
Atyre ju bëhet një kontroll mjekësor si dhe mbi dokumentacionin ndërsa Policia bëri transportimin e tyre drejt hotelit.
Një gjë e tillë është bërë pas negociatave dhe marrjes përsipër të kostos me 14 ditë hotel dhe ushqim 3 vaktet nga Këshilli Koordinues i Diasporës Shqiptare.
Një vendim i tillë është marrë po ashtu pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se ata do të lejoheshin të futen në territorin tonë, nëse karantinohen 2 javë në struktura hoteliere me kostot e veta.
Ndërkohë, ajo çfarë dimë të gjithë është plani i masave që të paktën na ka prezantuar publikisht qeveria dhe që përfshihen edhe qendrat e karantinimit për personat e dyshuar me koronavirus, siç është Kavalishenca në Durrës.
Por qeveria e Ramës i ka rënë lapsit duke ia lënë dikujt tjetri përsipër barrën e kostos që ka trajtimi i shtetasve të saj që prej ditësh enden doganave pasi atdheu iu ka mbyllur portat.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
- Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes8502 votes 53%8502 votes - 53% of all votes
- PS 28%, 4539 votes4539 votes 28%4539 votes - 28% of all votes
- Nuk do të votoj 9%, 1492 votes1492 votes 9%1492 votes - 9% of all votes
- LSI 5%, 785 votes785 votes 5%785 votes - 5% of all votes
- Të tjera 4%, 666 votes666 votes 4%666 votes - 4% of all votes