Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka mbërritur në Itali pasi u nis nga Rinasi bashkë me një staf mjekësorë prej 30 personash që do të shërbejnë për një muaj me radhë në Bergamo në ndihmë të kolegëve të tyre në luftën ndaj COVID-19.
Cakaj gjithashtu do të asistojë për riatdhesimin e një numri të konsiderueshëm shtetasish shqiptarë që kanë mbetur në Itali por jo vetëm pas mbylljes së kufinjve.
Por ajo që bën përshtypje dhe përbën një gabim fatla nga ana e ministrit ka të bëjë me shfaqjen e tij në takimin me homologun italian Luigi di Maio i cili e ka pritur dhe falenderuar për kontributin e vendit tonë.
Cakaj ndryshe nga di Maio, si stafet përkatëse që i shoqërojnë, nuk ka vendosur maskë mbrojtëse.
Me anë të një video ne Facebook, Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio ka shprehur falenderime për Shqipërinë, që u solidarizua me popullin italian në këtë kohë të vështirë duke dërguar 30 mjekë në ndihmë të përsonelit mjekësor Italian
“Falënderojmë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët”, u shpreh ai.
Shqipëria ka nisur sot 30 mjekë drejt Italisë, për të qenë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19. Dërgimi i mjekëve është bërë pas një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Luigi Di Maio.
Mjekët shqiptarë do ndihmojnë kolegët e tyre në përballimin e situatës që po kalon Italia me përhapjen e koronavirusit ku deri tani kanë humbur jetën mbi 10 000 përsona ndër to edhe disa mjek
(F.GJ/FAXWEB.AL)