Një qytetarë nga Ballshi ka denoncuar punimet pa plan në qytetin e saj. Përmes një videoje të ndarë në rrjetet sociale, qytetarja tregon rrugët në të cilat janë hapur kanale të thellë dhe nuk mund të kalohet.
Qytetarja shkruan se në Ballsh është duke u punuar pa sistem dhe nuk mund të kalohet nga njëra anë në tjetrën. Teksa rrëfen ngjarjen personale, ku një natë më parë ajo është munduar me vështirësi të kalojë kanalin për të shkuar në shtëpi, qytetarja pyet se kush mban përgjegjësi nëse dikujt i ndodh diçka.
Postimi i plotë:
NA KTHENI QYTETIN
Rruget të shkaterruara , qyteti ne kanale dhe pluhur pa fund , e kuptojme eshte per te mire tone dhe te qytetit , por punohet pa pike sistemi cmenduri …. nuk dija nga të hyja per ne shtepi dje jo vetem me makine por Edhe me kembe ? punohet pa llogjike , pa sistem , me falni per ofezen, por jemi te detyruar te kalojme male me DHE dhe KANALE , mire ne qe Jemi “te rinj” Po te moshuarit, Po me extremi nqs nje person lendohet mbi ke bie pergjegjesia ?? a e dine keta ndertues?? Projektues??? Inxhiniera?? Personat pergjegjes per sigurine dhe shendetin????? Policia??? Bashkia ???
Kujt prej ketyre tu drejtohemi si QYTETARE TE BALLSHIT ??? ?♀️?♀️?♀️?♀️
(R.G/Faxweb.al)