Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Çadra e mbushur plot me ujë, apeli i familjes së prekur nga tërmeti: Çfarë do të bëhet me ne?

Familja e Altin Vathit në fshatin Murqinë është një nga familjet e prekura nga tërmeti. Që prej datës 26 Nëntor ata kanë improvizuar një çadër për të jetuar, derisa shteti të kthejë sytë nga ata. Teksa po mbushet muaji nga tërmeti i fuqishëm, moti i keq dhe i ftohtë jua vështirëson edhe më shumë jetesën në çadër pjesëtarëve të familjes.

“Reshje e mbrëmshme e kanë bërë krejt ujë këtu përpara. Tërmeti, shiu, janë bërë të gjitha bashkë. Çfarë do të bëhet me ne? Me vështirësi çdo gjë? Vajzën e kam sëmurë, duhet terapi e përditshme, s’ka mundësi. Festat do t’i festojmë në çadër. Të na ndihmojnë me një shtëpi, të mos jetojmë kështu”, deklaroi për “FaxNews” kryefamiljarja.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *