Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Përzgjedhja e hetuesve të BKH-së, Ambasada Amerikane hap fazën e dytë të aplikimeve

Ditën e djeshme një grup shqiptarësh janë drejt zgjedhjes si hetues, pasi kaluan të gjitha testet dhe parametrat e vendosur. Detyra kryesore do të jetë luftimi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Në lidhje me këtë ka reaguar ditën e sotme Ambasada Amerikane në Tirasnë, e cila shton se aplikimet janë të hapura në kërkim të personave të cilat mund të përmbushin kushtet për të qënë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Postimi:

Dje, një grup shqiptarësh nisën të hedhin hapat e tyre të fundit drejt shndërrimit në hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pasi kaluan përmes shqyrtimit të aplikantëve, testimeve të arsyetimit logjik, aftësisë fizike dhe shkrimit të eseve, një paneli intervistash, dhe një kontrolli të imët të karrierës së tyre, ata u përzgjodhën për të marrë pjesë në trajnimin e Ditës së Parë të Klasës së Parë. Ky grup elitar do të drejtojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje për aplikime, duke kërkuar gra dhe burra të tjerë, nga një gamë e gjerë e prejardhjeve profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të shkathtësisë mendore dhe aftësisë fizike. Dita e Parë e Klasës së Dytë nuk është larg. Është koha për të bërë përpara!!! 

(I.SH/faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.