Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikë

Bylykbashi ‘skanon’ anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së: Gjyqtarë të komunizmit, 7 prej tyre s’kanë kaluar Vetingun

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar pas votimit të djeshëm në Kuvend për anëtarët e rinj të KLGJ-së dhe KLP-së.

Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi u shpreh se opozita nuk mund të merrte pjesë në një farsë, pasi sipas tij lista u zgjodh automatikisht.

“Shorti do prodhonte atë që donte Edi Rama, procesi ishte i korruptuar dhe kandidatët të kontrolluar

2 prej kandidatëve janë të skualifikuar nga ONM. Kemi 4 kandidatë që nuk plotësojnë kriteret ligjore. 2 persona të përfshirë në dënimin për politikë, 7 prej 10 kandidatëve nuk kanë bërë vettingun.

Fatmira Luli ka qenë gjyqtare e kohës së komunizmit dhe Seiti është një prokuror që ka marrë pjesë në gjyqe politike.

Sipas ONM Gent Ibrahimi nuk përmbush kriteret dhe Alfred Balla u skualifikua nga ONM, s’ka kontribut.

Llagani nuk plotëson kushtet për eksperiencen profesionale.

Ky ishte një detyrim i mazhorancës për zgjidhje kushtetuese, pasi dje spati votim në Kuvend, lista u miratua automatikisht.

Sipas Bylykbashit i gjithë procesi është nul, pasi në Kuvend duhet që në momentin e votimit të ishin të pranishëm 94-deputetë.

Lista e anëtareve të KLGJ

Nga trupa e Avokatisë
-Fatmira Luli
-Alban Toro
Nga trupa e pedagogëve
-Erjon Muharremaj
-Maksim Çoku
Nga shoqëria civile
-Naurela Llagami

Lista e anëtarëve të KLP

Nga trupa e Avokatisë
-Nuriha Seiti Meta
-Tartar Bazaj
Nga trupa e pedagogëve
-Genti Ibrahimi
-Sander Beci
Nga shoqëria civile
Alfred Balla

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *