Megjithëse moti akoma nuk është ngrohur sa duhet për të frekuentuar plazhin në Evropën Juglindore dhe Shqipëri, në vendin tonë kanë arritur fotot super provokuese të Kourtney Kardashian-it.
Personaliteti i medias dhe modelja amerikane ka ndarë me ata që e ndjekin dhe nuk e ndjekin në rrjetet sociale disa fotografi që e bëjnë gjakun të vlojë nga eksitimi.
Kourtney ka shkrepur disa poza, ku ka ekspozuar belin e hollë dhe gjoksin tërheqës në bikini ngjyrë ari, teksa ka dhënë këshilla për mirëqenien trupore për Poosh dhe si të kesh trup përfekt për verë.
Kourtney Kardashian bën marketingun më të mirë për vete, sidomos kur vjen koha për të shitur produkte. 41-vjeçarja, themeluese e kompanisë Poosh ka bërë një foto për 116 milionë fansat e saj në Instagram me bikine të vogla derisa ka treguar gjoksin dhe linjat e saj seksi.
Nërkohë, e njohur për stilin e saj të jetës, ajo ka “nxehur” Instagramin edhe me disa foto të tjera që i ka bërë bashkë me të dashurin e saj të ri, Travis Barker.