Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Buzë detit gjatë perëndimit romantik, Jonida dhe Besniku i thanë “po” njëri-tjetrit!

Jonida Vokshi dhe Bensik Krapi i kanë thënë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni romantike që u mbajt në Golem.

Pamjet e para të çiftit të sapomartuar kanë dalë tashmë online dhe të dy duken të mrekullueshëm. Buzë detit, ndërkohë që dielli perëndonte, Jonida dhe Besniku i premtuan njëri-tjetrit dashuri të përjetshme.

Jonida kishte veshur një fustan tepër të thjeshtë të bardhë që i rrinte pas trupit dhe i tregonte linjat elegante.

Ndërsa Besniku kishte veshur një kostum blu me papion, tepër elegant.

I gjithë ambienti ishte zbukuruar deri në detaj. Në njërin cep, një tabelë mbante një mesazh që u dedikohej të gjithë të ftuarve që të hiqnin takat dhe këpucët për të veshur shapka në rënë.

Gjtihashtu të ftuarit mund të linin shënime dhe urime në disa pankarta në formë zemrash prej druri, që ishin mirëmenduar deri në detaj.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *