Linda Karçanaj, drejtoreshë e AKSHI ka folur me skype me moderatorin e emisionit “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News në lidhje me aplikimet e qytetarëve në dy platformat, njëra përmes sms me celular dhe tjetra përmes paltformës e-albania.
Ajo tregoi se deri më tani kanë aplikuar për leje-dalje në fashat e caktuara orare 650 mijë persona nga të cilët 450 mijë përmes portalit e-albania, ndërsa ka treguar mes burrave dhe grave cilat janë kërkesat më të mëdha si dhë moshat përkatëse.
“Daljet e qytetarëve disiplinohen përmes disiplinimit të portalit e-albania ose numrit të kontaktit që kemi vendosur në dispozicion. Qytetarët janë familjaruizuar me shërbimin dhe ndërgjegjësuar. Deri më tani kemi pasur 650 mijë aplikime mbi 450 mijë përmes portalit e-albania. Fasha për një orë do tëbëhet 90 minutaq, dhe daljet e panevojshme kthehen në një spirale të rrezikshme. Shumica e aplikimeve mbi 70% janë në Tiranë. Grupmosha 30-39-vjeç është ajo që me sa deket ka më shumë nevojë për të dalë dhe që bëjnë furnizime”, tha Karçana për gazetarin Rezear Xhaxhiu.
Ajo tregoi cila është fasha orare më e kërkuar si dhe kategoritë që nuk u jepet leje.
“Fasha orare më e kërkar është ora 10:00-11:00. Mbi 60% e ayre që bëjnë pazarin vijojnë të jenë burrat. Kam parë interes nga të gjitha moshat për të aplikuar. Nuk lejohet më shumë se një person nga familja, nuk lejohet pensionisti, nuk lejohen ata që duhet të jenë në vetëizolim. Me SMS kërkojnë një punë manuale dhe jo automatike. Praktikisht vendet që e kanë automatik me sms nuk kanë asnjë disiplionim të dalin. Zonat që nuk kanë mbulim interneti, sms është funskional, dhe nëse dërgohet sipas formatit merre përgjigje për 24 orë.
Në çdo sms që vjen dhe në çdo miratim tregohet qartësisht orari në dispozicion të qytetarit, i tregohetpolici dhe është lehtësisht e verifikueshme. Nuk besoj se ka një person që nuk ka një telefon sado të tjhjeshtë për të aplikuar.
Sisteme me dalje të kufizuar janë përdorur në shumë vende, ne e kemi bërë për të mbrojtur shëndetin e njerëzve duke u bazuar tek mjetet moderne dhe ndërveprimit. Shumë shpejt do nxjerrim një sistem tjetër që konstaton simptomat e personave të mundshëm me koronavirus”, tha ndër të tjera Karçana.
(F.GJ/FAXWEB.AL)