””Fuçi baruti për Puglian”. Kështu e cilëson gazeta e madhe italiane ”La Repubblica” rrezikun terrorist që vjen nga Shqipëria.
Në një shkrim të detajuar janë publikuar detaje për rrjetin e ISIS-it që sipas saj nis nga fshatrat shqiptare, për të përfunduar në Itali e ku elementët e rrezikshëm komunikojnë për sulme terroriste ndërkombëtare siç kanë qenë ato të Francës.
Pas këtij lajmi, është portali “Breitbart.com”, një nga mediat kryesore online në pronësi të shefit të strategjisë në Shtëpinë e Bardhë, Stephen K. Bannon .
Në artikull të gazetarit Jack Montgomeri, jepet edhe një panoramë e zymtë rreth sundimit të krimiti në Shqipëri, gjithmonë duke iu referuar burimeve të shërbimeve sekrete.
Artikulli i plotë:
Nga Jack Montgomeri –
Shërbimet sekrete në Itali besojnë se vendi përballet me një rrezik serioz që vjen nga bazat e Shtetit Islamik në Shqipëri, siç shkruan gazeta e njohur përtej Adriatikut “La Repubblica”.
Burime të gazetës përshkruajë fshatra të largët në Shqipëri “të cilat po valvisin flamunjt e ISIS”, dhe që ngjajnë me “fshatra të Sharia”, besnike të grupeve terroriste në Bosnje.
“Këto janë fuçi baruti” ka paralajmëruar burimi ndërsa shton se “Italia është një vend i eskpozuar”.
Puglia është kryesisht edhe më e ekspozuar. Shqipëria është vetëm dy orë përtej Adriatikut dhe mafia shqiptare në mënyrë të vazhdueshme vijon trafikun e qenieve njerëzore dhe drogës, operacione që zhvillohen në rajon prej vitesh.
Ky artikull i “Repubblica”-s, vjen vetëm pak ditë pas deklaratave të shefit të policisë Franco Gabrielli paralajmëroi italianët javën e kaluar se “ISIS do të godasë Italinë së shpejti”.
“Unë po e them hapur, edhe neve do të na duhet të paguajmë kostot”- është shprehur ai. Hetimet tregojnë se njerëzit e arrestuar sëfundmi në vendin tonë kishin lidhje të ngushta me ISIS dhe operacionet në të cilat po vriten njerëz.
Bashkimi Europian i dha në vitin 2014 Shqipërisë Statusin e Vendit Kandidat duke hapur në këtë mënyrë rrugën për anëtarësim të plotë në unionin europian, ndërsa ka hequr barrierat e migrimit në mes të vendeve të Ballkanit dhe shteteve të BE-së.
Bashkimi Europian aktualisht ka garantuar liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën në vitin 2010, dhe kjo mesa duket ka nxitur në rritjen e aktivitetit e trafikantëve shqiptarë të armëve, të drogës dhe të qenieve njerëzore të futen në kontinet.
Sipas Luke Coffrey, nga “Foreing Policy” dhe Fondacionit “Heritage”, Shqipëria tashmë është epiqendra e trafikut të drogës. Vitin e kaluar u nevojitën 800 forca policore për të ndërhyrë në një magazinë droge të vendosur në mal me vlerë 4 miliardë e cila ruhej nga një armatë e vërtetë e pajisur me makineri lufte dhe granata”. (Aksioni policor i zhvilluar në fund të 2016-ës në Mirditë).
Madje ka edhe akuza, të kundërshtuara nga qeveria e Shqipërisë, se Shteti Islamik ka zëvenduar tashmë edhe bosët e krimit dhe drejtuesit e fshatrave ku ata operojnë. Edhe Mbretëria e Bashkuar, pavarësisht se nuk është në kufijtë e Bashkimit Europian është bërë gjithashtë vulnerabël nga trafikantët shqiptarë të emigracioni illegal pavarësisht se në mes është kufiri detar.
Rojet bregdetare kanë pikasur së fundmi 18 emigrantë shqiptarë që tentonin kalimin ilegal, të ngjashme me ato që janë regjistruar më herët në Itali. Ndërsa sipas raporteve rezulton se ka një rritje të “fëmijëve skllevër” nga Shqipëria në Britaninë e Madhe.
Aeroportet e vogla britanike janë cilësuar si të pambrojtura nga një gjyqtar britanik pasi një pilot nga Lituania u dënua për trafikimin e 3 shqiptarëve në Norfolk me një avion të vogël. (A.R/SHUPLAKA)
Lajmi në anglisht: http://www.breitbart.com/london/2017/01/11/albanian-islamic-state-fighters-will-strike-italy/