Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Makina u bë “copë e thërrime” dhe alarmoi gjithë Tiranën, zbulohet gjendja shëndetësore e Preng Gjinit

Fax News ka mësuar se Preng Gjini, shënjestra e atentatit që alarmoi kryeqytetin e ka kaluar rrezikun për jetën. Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Motori i makinës i ka shërbyer si mburojë duke mos i shkaktuar vdekjen.

Atentati ndaj Preng Gjinit ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë, pranë Urës së Nshrakut ku automjeti i tij tip “Benz A Class” u bë copë e thërrime dhe solli kaos në rrugët e kryeqytetit, ku u grumbulluan njerëz të frikësuar e alarmuar.

Makinës së tij i vendosën tritol të një sasie 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës, te rrota në anën e pasagjerit, dhe shpërthimi i madh është kontrolluar nga një telekomandë në distancë, ndërsa ai ishte duke udhëtuar.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë ka shkaktuar dëmtime edhe dy makinat përreth dhe janë plagosur dy kalimtarë, një 45-vjeçar italian i identifikuar si Silvano Barbadoni dhe 14-vjeçar.

Të dy personat kanë marrë ndihmën e duhur në spital dhe janë larguar më pas në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo ngjarje lidhet edhe me sagën e hakmarjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, ku jo më larg se disa muaj më parë Kastriot Reçi, mbeti i vrarë me snajper. Preng Gjini është vëllai i Armando ose Tonin Gjinit nga qyteti i Rrëshenit, i cili mbeti i vrarë në 12 gusht 2019.

Ndërkohë një vit pas vrasjes së Armando Gjinit, në Tiranë organizohet një atentat akoma dhe më i sofistikuar ndaj vëllait të tij, Preng Gjini.

Burime për Fax News konfirmojnë se Prenga është betuar mbi trupin e pajetë të të vëllait, Tonin Gjini që u vra rreth një vit më parë se do të merrte hák. Ai kishte vite që nuk vinte në Shqipëri për shkak të hasmërisë, por vrásja e vëllait e ktheu në atdhe.

Preng Gjini mbërriti me vonesë, duke lëvizur edhe orarin e várrimit. Vetëm 5 muaj më vonë ndodhi një nga vrásjet më místerioze në vend, ekzèkutimi i Kastriot Reçit, në Rrëshen, autori i të cilit ende shëtit i lirë dhe ngjarja ka mbetur e pazbardhur.

Në qytetin e origjinës së tyre në Rrëshen, flitet nën zë me emra konkret se kush qèlloi mbi kë, por autoritet akoma nuk kanë prova për implikimin e tyre. Ashtu sikurse pohojnë burimet, pas ngjarjes së sotme, gjákrat vetëm sa janë nxèhur sërish dhe zinxhiri i ngjarjeve do të vijojë të jetë i hapur.

Familja e Tonin Gjinit, dy famijët e tij dhe bashkëshortja, pak ditë ekzèkutimit janë larguar nga vendi në drejtim të një shteti të Bashkimit Europian, për shkak të fríkës së hákmarrjes. Preng Gjini është ndaluar më herët në Itali për pròstítucion dhe aty ka nisur kònflikti mes Reçëve dhe Gjinëve, për lùftë territoresh.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *