Unioni i Kontrollorëve të Rajonit ka reaguar ditën e sotme në lidhje me situatën e kolegëve të tyre shqiptare ku tre prej tyre vazhdojnë të qëndrojnë në ambientet e Policisë së Tiranës.
Ata kërkojnë që palët të ulen në dialog sepse sipas tyre keqtrajtimi dhe burgosja e tyre nuk i japin zgjidhje kësaj situate.
Në këtë union bëjnë pjesë Kontrollorët e Trafikut Ajror të rajonit të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Letra:
Për ata që janë të interesuar,
Me keqardhje të thellë kemi marrë lajmin për kontrollorët ajrorë të Shqipërisë.
Kushtet e punës të Kontrollorëve të Trafikut Ajror janë kërkesat më të rëndësishme për një mbarëvajtje të sigurtë dhe të rregullt të trafikut ajror.
Ne kemi provuar profesionalizmin dhe dedikimin tonë në profesion dhe kjo nuk duhet të vendoset kurrë në pikëpyetje.
Burgosja dhe keqtrajtimi i kontrollorëve të Trafikut Ajror nuk është mënyra e duhur dhe nuk zgjidh problemet e krijuara nga pandemia.
Nxisim negociata mes zyrtarëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje dypalëshe.
Qëndrojmë në krah të kolegëve tanë shqiptarë. Ata dhe familjet e tyre janë në mendimet dhe lutjet tona.
(E.H/Faxweb.al)