Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla, përshëndet Parlamentin e Bullgarisë për heqjen e vetos kundër Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave.
Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla, ka reaguar menjëherë pas votimit të Parlamentit të Bullgarisë për heqjen e vetos kundër Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave.
“Mirënjohje Assmblesë Kombëtare të Bullgarisë, Kryetarit (ad interim), z. Miroslav Ivanov, dhe gjithë grupeve parlamentare, të shumicës dhe opozitës, për votimin pro heqjes së vetos dhe çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut.
Kjo votë e rëndësishme është një veprim i emancipuar dhe evropaist i parlamentarëve bullgarë, që çliron edhe vendimmarrjen e Këshillit Evropian për çeljen e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla