Në dokumentacionin shoqërues të mallit deklarohej se transportonte bukë nga Spanja, por në të vërtetë brenda kamionit të tonazhit të rëndë, ishte fshehur drogë me një potencial të mundshëm fitimi tregu prej 4.5 milionë euro.
Janë kapur 467 kg hashash nga Guardia di finanza e Romës në portin e Civitavecchias.
Dorga po transportohej në një TIR që sapo kishte mbërritur nga Barcelona.
Nën pranga me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike është vënë shoferi i automjetit, një 56 vjeçar spanjoll.
Ka qënë dokumentacioni shoqërues i mallit, një transport i pazakontë buke nga Spanja në Itali, që ka shtyrë dyshimet e financierëve italianë, të kryejnë një kontroll më të imët të automjetit me ndihmën e qenirt “Bacco”.
467 kg hashash ishin mbështjellë në pako me celofanë të lagur me benzinë për të kamufluar erën e drogës e për t’i shpëtuar kontrollit.
Pakot me hashash ishin fshehur në pjesën anësore të Tir-it e me shumë gjasa do të shërbenin për të furnizuar tregjet ilegale të shitjes së drogës në Romë e provincën e saj.
Autoritetet italiane kanë nisur një proces hetimore për të identifikuar dhe bashkëpuëntorët e spanjollit transportues si dhe vend dorëzimit e kësaj ngarkese droge.