Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Buka dhe ushqimet përtokë/ Autoritetet i lënë ndihmat e qytetarëve në Sukth të kalben rrugëve (VIDEO)

Teksa duket se më e keqja nga goditjet e tërmetit kaloi, problem më vete ngelet tani sistemi i banorëve që kanë humbur shtëpitë e tyre ose që banesat e të cilëve janë dëmtuar. Deri tani nuk ka një shifër të saktë sesa shtëpi janë të pabanueshme, por janë rreth 900 qytetarë të plagosur.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër që të gjithë qytetarët e prekur nga lëkundjet e tërmetit të mos qëndrojnë më në çadra, por do të sistemohen nëpër hotele. Këtu nis edhe “lëmshi” sepse banorët nuk janë aspak të organizuar në hapat që hedhin.

Në Sukth, qytetarët kanë braktisur çadrën e ngritur për ta, për të zbatuar urdhrin e Ramës e për t’u vendosur nëpër hotelet me të cilat qeveria ka bërë marrëveshje. Por ajo që vihet re në videon e mëposhtme është fakti se qytetarët përveç çadrës, kanë braktisur edhe ndihmat e mbledhura për ta.

Në video shihen ushqime përtokë dhe rroba e batanije të lëna në çadër, ndërkohë që banorët janë nisur drejt hoteleve. Kjo do të thotë se të prekurve nga tërmeti iu mungon organizmi, nuk ka një person përgjegjës që t’i udhëheqë, duke bërë kështu që gjithë ato ndihma të mbledhura të shkojnë dëm.


(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *