Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Bujqësia kërkon masa të jashtëzakonshme”, ish-ministri Panariti: Nuk ka krizë prodhimi por transporti

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka thënë në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News se bujqësia ndryshe nga sektorët e tjerë, nëse paralizohet, prodhimet shkojnë dëm dhe ka pasoja të parikuperushme për fermerët.

Panariti i  tha gazetarit Rezear Xhaxhiu se kërkohet ndërhyrje e menjëhershme dhe të trajtohet bujqësia dhe situata në të cilën ndodhet si një çështje emergjente

Cilat janë këmbanat që po i bien bujqësisë në këtë situatë të krijuar?

Panariti: Si gjithë ekonomia si dhe bujqësia është në një situatë të jashtëzakonshme dhe e paprovuar më parë. Nuk kemi të bëjmë me një krizë prodhimi sepse ka prodhime të gatshme për të dalë në treg, por ka një krizë paralize, kryesisht në transport. Nga ana tjetër kompanitë e sigurimeve po rishikojnë kontratat. Për shkak të krizës një pjesë e madhe të këtyre kontratave janë anuluar për shkak të problemeve të transportit. Pjesa me madhe e prodhimit bujqësor është planifikuar për eksport. Humbjet në bujqësi nuk janë si në sektorin e ndërtimit, mallrat qëndrojnë stok dhe mbaron afati i përdorimit, nuk mund të qëndrojnë stok. Ndaj kërkohet një ndërhyrje përmes masave të jashtëzakonshme.

Në çfarë mënyre mund të merren këto masa?

Panariti: Fermeri duhet të mbahet në këmbë dhe bëhet përmes mbështetjes së drejtpëdrjetë. 96 milionë euro është fondi që BE i ka kërkuar bujqësisë shqiptare, nga 2014 deri në 2020 për t’u përdorur dhe natyrisht mbeten ende pa u përdorur 72 milionë euro. Duke pasur parasysh situatë ne pandemisë dhe dëmin e pëson prodhuesi, u mendua që të rishikohet mundësia e shpërndarjes së këtyre fondeve, t’i përshpejtojnë për t’i lehtësuar nga barra e rëndë. Unë do të kërkoja për të bërë çfarë është e myundur për të transportuar produktet.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *