Gjykata e Tiranës ka vendosur pro ekstradimit të shtetasit Bujar Sejdini drejt Italisë, pasi ka dyshime që është pjesë e grupit mafioz “Ndragheta”. Sejdini, i cili është i njohur ndryshe dhe me nofkën xhaxhai, u arrestua në Tiranë më 24 korrik të këti viti.
Autoritetet italiane thonë se Sejdinaj ka takuar pjesëtarë të mafies në shtetin italian.
Bujar Sejdinaj ka pretenduar se në Itali ka punuar si marangoz dhe s’ka lidhje me trafikun e drogës, ndërkohë që Gjykata i ka lënë 10 ditë kohë që mund të apelojë vendimin.
Bujar Sejdinaj dyshohet si anëtar i familjes mafioze “Belloço”. Kjo organizatë u godit në Nëntor të 2019-së në Itali dhe u lëshuan 45 urdhër-arreste, ku edhe në atë kohë ishin shqiptarë të përfshirë.
Ai dyshohet se në Spanjë ka marrë pjesë në trafikun e kokainës, duke blerë 20 kilogramë drogë.
Bujar Sejdinaj cilësohet nga autoritetet italianë si një ndër personat kryesor të Ndraghetas, në blerjen e kokainës, në sigurimin e informacioneve në Ballkan, por edhe gjetjen e burimeve për transportin e drogës në Itali.