Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

20 kilogramë kokainë i kushtojnë shtrenjtë ”xhaxhait” të Ndraghetës, ekstradohet drejt Italisë

Është ekstraduar drejt Italisë Bujar Sejdinaj, i njohur ndryshe dhe si ”xhaxhai” i Ndraghetës, i cili ishte arrestuar në 24 Korrik të këtij viti në Tiranës.

Mësohet se ekstradimi i Sejdinajt është bërë përmes aeroportit ndërkombëtar Fiumicino, ndërsa tashmë trafikanti me origjinë nga Dibra do të jetë i detyruar që të përballet me drejtësinë Italiane.

Sejdinaj, akuzohet për organizatë kriminale të tipit mafioz dhe trafik ndërkombëtar droge, ndërkohë që ka qenë pjesë e operacionit Magma, i cili u pasua me lëshimin e 45 masave të arrestit, për anëtarët e grupit.

Bujar Sejdinaj njihet si përfaqësuesi i ‘Ndrangheta’ në Shqipëri. Ai është përfaqësuesi i familjes mafioze ‘Belloço’. Sejdinaj në Spanjë ka marrë pjesë në blerjen e 20 kg kokainë.

Gjykata në Shqipëri ka vendosur më datë 8 tetor 2020 të lejohet ekstradimi në Itali i Bujar Sejdinajt, i arrestuar pak muaj më parë në Tiranë, dhe i njohur si “bosi” i organizatës kriminale Ndrangheta për Shqipërinë dhe Ballkanin. (E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *