Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashOpinione&AnalizaTe FunditTe Gjitha

“Shqiptarët e njohin mirë mashtruesin e rëndomtë”, Bujar Nishani për 25 Prillin: Ta dënojmë me votë tradhtarin e infiltruar

Nga Bujar Nishani

Tradhtari më i damkosur i kombit shqiptar në 108 vjet histori, çiraku më mjeran i skutave shoviniste serbe në Tiranë, matrapazi i 12 miljeve det arbëror, minuesi i pavarësisë së Kosovës dhe sponsori i Jugosllavisë së re ndër shqiptarët – tenton të fshehë hajninë, korrupsionin, vëllazërinë me krimin dhe trafikantët ordinerë, varfërimin e shqiptarëve, mashtrimin dhe degradimin që i ka bërë shqiptarëve e shtetit shqiptar në dobi të albanofobëve anekënd botës, duke sharë e shpifur si llaxore ordinere mes haluçinacioneve, Lulzim Bashën që është vite dritë larg modelit prej xhahili injorat të kryerilindsit.

Shqiptarët e njohin mirë tani mashtruesin e rëndomtë, por gjëmëmadh për fatet e shtetit dhe kombit, ndaj llogarinë e kanë shpejt me të.

25 prilli 2021 po afrohet gjithnjë e më shumë! Ta dënojmë me votë tradhtarin e infiltruar në këtë vend!

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *