Faxweb.al ka siguruar fotot e Bujar Çelës pak minuta pasi është vrárè me armë mëngjesin e djeshëm në një lokal në zonën e Bradasheshit në Tiranë. Siç shihet dhe në pamjet e shkëputura nga kamerat e sigurisë trupi i Celës shihet i shtrirë në tokë. Ai u qèllùa me të paktën 13 plumba nga 3 ármè të llojit pístôletë, ndërsa autorët kanë qenë te máskuar si punonjës pôlícíe.
Atentati ndaj Bujar Çelës ka qenë i mirë-organizuar nga ata që i morën jetën paraditen e të enjtes (17 Shtator 2020). Burime për Faxweb bëjnë me dije se Çela u qëllua nga tre lloje armësh tip pistoletë me silenciator dhe me pas atentatorët u larguan për në fshatin Murras ne aksin Elbasan- Peqin rreth 8 km nga vendi i ngjarjes.
Kujtojmë se forcat RENEA po vijojnë operacionin e kërkimit në qarkun e Elbasanit për autorët e vrasjes së Bujar Çelës, vëllai i Talo Çelës.
Bujar Çela u ekzekutua jashtë një lokali ku po pinte kafen. Çela ishte person pa precedent penalë dhe punonte si taksist në të zezë, ndërsa ekzekutimi dyshohet se mund të jetë hakmarrje për aktivitetin kriminal të vëllait.
Ekzekutimi i tij dyshohet se mund të jetë bërë nga dy persona të maskuar të cilët më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë tip “Renault” me targa të vjedhura në Rrogozhinë.