Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

‘Budallenj, të leshtë, kurrë…’, Ngjela ‘qetëson’ shqiptarët: Ku pyet Uashingtoni për 30 kontrollorë në Rinas!

Avokati i njohur Spartak Ngjela, përmes një statusi në rrjetet sociale është shprehur se sot do të rinisin fluturimet në aerportin e Rinasit, pasi Uashingtoni nuk pyet për 30 kontrollorë.

Sipas tij në 25 Prill, stërvitjen e NATO-s që pritet të mbahet në Shqipëri, nuk mund ta ndalojë askush, qofshin këta edhe presidenti Meta apo ish-kryeministri Sali Berisha.

Statusi i Ngjelës:

Ç’janë këta budallenj që dëgjojnë të deprimuarit nga akuza për korrupsion dhe bllokojnë Areoportin Nënë Tereza në Tiranë?

Ku mund të bllokohet dot një aeroport në një vend të NATO–s? Kurrë!

Budallenj: pse pak kontrollorë ajrorë ka në Uashington dhe në Berlin. NATO ka qindra aeroporte ushtarakë, dhe po kaq janë bazat amerikane.

Kaq të leshtë paskan qenë drejtuesit politikë të kontrollorëve dhe vetë kontrollorët!!!

Në datën 25 prill NATO ka në Shqipëri stërvitjen DEFENDER… Saliu dhe Meta do ta ndalojë këtë? Hajde mendjengushtësi, hajde!

Janë në depresion, por kontollorë zestë pse vajtën dhe humbën punën, dhe lirinë.!!!

Ku pyet Uashingtoni për 30 kontrollorë në Rinas përpara një stërvitjeje ushtarake nga më të mëdhatë e kohës?

Rrini të qetë. Nesër fillojnë fluturimet, por mjerë kontrollorët nëse janë edhe të paguar.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.