Një ditë pasi IKMT e gjòbiti me 2 milionë lekë të reja me pretendimin se ka ndërhyrë në vijën bregdetare, duke hedhur gurë dhe inerte, si dhe kishte të vendosura katër çadra pa leje, biznesmeni Artur Bubeqi, në Dhërmi ka bërë një reagim të fòrtë në rrjetet sociale.
Pa u ndalur në asnjë rast te gjoba e vendosur, Bubeqi shkruan në reagimin e tij, se prej 14 vitesh që jeton në Dhërmi ka derdhur shpirtin në atë vend, dhe ka bërë gjithçka për të vendosur infrastrukturën, që në fakt është detyrimi i shtetit.
Bubeqi shprehet se në çdo fillim të sezonit të verës, ai përmes një investimi tërësisht personal kujdeset që të pastrojë çdo cep të plazhit nga jashtëqitjet e qenve, apo nga shishet e qelqit dhe plehrat që hidhen vend e pavend.
Ai shton se është e papranueshme që ai sot të akuzohet për shkatërrim ekosistemi, pasi siç thotë edhe vetë ka bërë gjithçka që Dhërmiu të jetë pjesë e atraksioneve më të mira të vendit, dhe ka pritur vetëm në resortin e tij 80 mijë turistë vendas dhe të huaj.
Reagimi i plotë i biznesmenit: Prej 14 vitesh jetoj tashme ne Dhermi, kam hedhur shpirtin tim dhe energjite e mia ne kete vend! Kam shtruar rruge e linja elektrike nga marin te gjithe bizneset e tjera sot! Kam bere miq per koke ne kete vend dhe festoj pashke cdo vit bashke me ta! Kam ndihmuar pleq te urryer e te lene jashte nga femijet e tyre, por nuk i kam fotografuar! Kam ndihmuar shoke e miq te ngrene punet ne kete vend dhe serish nuk i kam fotografuar! Kam mikpritur deri me sot ne sofren time mbi 80 mije turiste vendas dhe te huaj duke iu ofruar sherbimin maksimal,pa ndihmen e askujt ne keto 14 vite pune,pervec se rrjepjes se vazhdueshme nga cdo qeveri ne vajtje-ardhje!
Sa here nis e mbaron sezoni, jam i vetmi biznes qe dal e pastroj cdo cep te zones ku jetoj sepse eshte shtepia ime, vendi ku jetoj, vend te cilin nuk ia vòdha dikujt sic po vidhen pronat sot,por e pagova gjate ketyre viteve me djerse e mund! Dje bera nje te mire ne dobi te vendit ku jetoj: thjesht pastrova reren duke e situr dhe niveluar, duke hequr cdo rrezik qe i kanosej femijeve tane nga mbetjet e xhamave dhe jashteqitjet e qenve endacake!
Hera e pare qe fotografova dhe filmova aktin tim te pergjegjshem si qytetar por harrova te fotografoj qeset e plerave qe verviten nga makinat lart e poshte, harrova te fotografoj koshat e plerave qe derdhen ne rruge se pastrohen dy here ne jave… Harrova te fotografoj edhe kallemat e kioskave te lena rrugeve pas sezonit te meparshem…Po si harrova une budallai te filmoja kete vend dhe te montoja nje reportazh “Dhermiu ç’eshte-ç’ka qene e c’do te behet”!!!???
Shoh sot neper portale te etiketohem si “másakrues i bregdetit te Dhermiut” dhe them me vete “Aaahhhhh po si nuk me thahen keto duar e nuk i le keta zhulsa te shtrihen mbi m*tin e qenve e te cahen nga shishet e qelqit!” Keta zhulsa qe me flasin per prishje te ekosistemit dhe keqtrajtim te plazhit sot, ku ishin dje???? Jo per gje, po nuk kam pare qofte edhe nje individ te vetem te perkulet ne rruge e te hedhe ne kosh nje shishe te hedhur ne shesh, por kam pare shuuuuume individe te másakrojne Dhermiun me plera nga me te ndryshmet!
Ama paskam bere gabim qe nuk i kam fotografuar,se mund ti kisha akuzuar per keqtrajtim te hapesirave publike,por jo!!! Heshta dhe i mblodha vete,madje dhe koshin e pare te plerave ne Dhermi e kam blere vete ndonese taksen e pastrim-gjelberimit ia paguaj bashkise! Nuk e kuptoj more njerez,deri ku arrin ligesija juaj!!!????????? Te akuzosh dhe te penalizosh nje individ qe pastron plazhin me fondet e veta, ne vend qe ta beje nje tjeter institucion me fakt!!! Une ju kerkoj ndjese qe pastrova dhe ju premtoj qe nuk do leviz me as gishtin e vogel ne kete aspekt,se juve ju pelqen te zhgerryheni si derrat ne lluce! Juve ne pisllek e ndjeni veten rehat ne fakt dhe pikerisht kete rehat prisha une qe u versulet si egersira me lloj-lloj shpifjesh e trazirash! (E.K/Faxweb.al)