Në Mbreterinë e Bashkuar kanë nisur ditët e fundit një seri protestash si pasojë e ritjes së inflacionit dhe gjendjes jo të mirë ekonomike. Reth gjysëm milioni punonjës, duke përfshirë punonjësit ne transport, në arsim, dhe në shumë sektorë të tjerë publikë dhë privatë, dolën në mbështetje të protestave. Arsimtarët, punonjësit e transportit, dhë punonjës të shërbimit civil dolën për të kundërshtuar ritjen e kostove të jetesës dhe përkeqësimin e kushteve të punës.
Mbretëria e Bashkuar po përjeton gjëndje të vështirë ekonomke vitin e fundit dhe ka zëra për një reçension të mundshëm megjithëse vjet pati ritje të fortë ekonomike, sipas FMN. Sipas sindikatave të arsimit pagesa për mësuesit ka rënë në 23% nga sa mernin një dekadë më parë. Sipas sindikatave arsimore, disa profesione më të thjeshta paguajnë me shumë se të qënit arsimtar. Sindikatat kërkojnë reformë në pensione rritje të rrogave për të përballuar kostot e jetesës dhe balancimin e inflacionit në raport me të ardhurat.