Kryeministri i Britanisë së madhe, Boris Johnson nëpërmjet një njoftimi deklaroi se sot do të nisë faza tjetër e vaksinimit kundër Covid-19.
Ai u shpreh: “Sot do të hapen 10 qendra të reja vaksinimi duke e cuar në total në 17 qendra vaksinimi deri në këto momente. Tani po shpërndajmë vaksinën me një shpejtësi prej 140 persona në minutë dhe unë dua të falënderoj të gjithë të personat e përfshirë në këtë përpjekje kombëtare”.
Johnson tha se do të vaksinohen si fillim grupet më të rrezikuara, specifikisht ata që jane me kancer, ata që kanë bërë transplantime organesh, mosha që quhen “klinikisht jashtëzakonisht të prekshëm”, pra nga 70 vjeç e lart, Qeveria tha se do të mbetej përparësia për të vaksinuar grupet e para, por që kanë furnizim dhe kapacitet të mjaftueshëm për të vaksinuar më shumë njerëz.
Më shumë se 3.8 milion njerëz në Britaninë e Madhe – përfshirë personat mbi 80 vjeç, banorë të shtëpive të kujdesit dhe punonjësit e sistemeve shëndetësore – kanë marrë tashmë dozën e tyre të parë të vaksinës. Ministrat e Britanisë besojnë se vaksinimi do të përfundojë në muajin qeshor të këtij viti, dhe 54 milionë njerëz do të kenë fituar imunitet.
Johnson është zotuar të ofrojë vaksinime për katër grupet e para me përparësi nga mesi i muajit tjetër, ndërsa Dominic Raab tha se të gjithë të rriturve do t’u ofrohet një dozë e parë deri në shtator.