Britania e Madhe është vendi i dytë më botë me shifrën më të lartë të viktimave nga kòronavirusi. Por kryeministri britanik, Boris Johnson vendosi një objektiv 10 ditor për të ofruar një sistem gjurmimi të vírusit që mund të ndikojë në lehtësimin e masave.
Johnson tha se janë rekrutuar 25 mijë gjurmues për të identifikuar kontaktet e víktimave të ínfektuara me qëlim që të parandalohen shpèrthimet. Këshilltarët shkencorë të qeverisë këmbëngulin se sistemi duhet të jetë në funksion para se të hiqen më shumë kufizime. Nëse skema rezulton efektive, atëherë do të riahpen shkollat dhe disa biznese më 1 qershor.
Megjithatë, britanikët nuk i rezistuan ditës më të nxehtë të vitit dhe nuk donin t’ia dinin për ízolimin dhe u dyndën në plazhe. Policia e Devon dhe Cornwall tha se rrugët u mbushën me makina ndërsa bënin thirrje që familje të qëndronin larg njëra tjetrës.
Deri tani, Britania e Madhe ka konfirmuar 248,293 raste të prekura, nga të cilët 1,559 ndodhen në gjendje krítike për jetën. Nuk dihet sa është totali i të shëruarve, ndërsa i víktimave ka arritur në 35,704.(A.M/Faxweb.al)