AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Briken Calja humb ndjenjat pas garës në Botëror, ç’ndodhi me sportistin

Peshëndgritja shqiptare është një nga sportet që na ka bërë më së shumti krenarë, ndërsa flamuri kuqezi është ngitur mes vendeve të para të podiumit. Kjo ndodhi edhe dje në botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Romela Begaj u rendit e para në stilin e shtytjes dhe e dyta në dygarësh. Ndërkohë që një rezultat mjaft të mirë ka pasur edhe Briken Calja që është renditur i katërti në dy garësh me 318 kg të ngritura, duke mbajtur vendin e katërt në shkëputje me 142 kg të ngritura, ndërsa vendin e pestë në shtytje në vendin e pestë me 185 kg të ngritura. Një rezultat historik ky për Shqipërinë në Peshëngritje, ku vetëm një kg e ka ndarë nga ngjitja në podium.

Por mënjeherë pas garimit Calja ka pasur probleme shëndetësore që kanë vënë në alarm stafin e ekipit shqiptar të peshëngritjes. Peshëngritësi ynë ka humbur ndjenjat dhe është shoqëruar menjëherë për trajtim mjekësor të specializuar.

Në linjë telefonike për Opinion.al me gazetarin e “Opinion” Dritan Laci, Calja thotë se gjithçka ka ndodhur për shkak të peshës së lartë të ngritur dhe dehidratimit që i ka krijuar gjendjen e të fiktit.

“Sapo kam lënë spitalin, por mjekët më kanë thënë të mos lëviz për momentin. Kam qenë në survejim gjatë gjithë kohës. Sot kishim vendosur të ktheheshim në Shqipëri, por mjekët këtu nuk më lejuan, ndaj e shtymë ardhjen më datë 4 dhjetor. Gjithçka ka ndodhur për shkak të mungesës së lëngjeve dhe dihidratimit që erdhi si pasojë e peshës së lartë të ngritur.” Në lidhje me rezultatin e arritur Calja e vlerëson garimin si shumë të suksesshëm. “Sigurisht që është një rekord për Shqipërinë në një kampionat botëror. A mund të bëja më shumë? Këtë nuk di ta them, por di që ky është një vend që nuk është arritur më parë”,-përfundon Calja.

(E.K/Faxweb)

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *