Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Brenda një viti shkojmë në zgjedhje”, ish-partia e Thaçit: Sapo të përfundojë pandemia

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili kishte thënë se të gjitha partitë janë bërë bashkë kundër LVV-së dhe se kanë frikë nga zgjedhjet.

Tahiri ka thënë se zgjedhjet do të mbahen brenda një viti, dhe deklarata e Kurtit do të demantohet.

“Brenda një viti do të ketë zgjedhje, ndoshta nuk do të shkojë as një vit. Pas përfundimit të pandemisë dhe do ta shohim, edhe kjo deklaratë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti do të demantohet”, u shpreh Tahiri në Rtv Dukagjini.

Më tej, ai ka thënë se nëse Kurti do të ishte në pozicion aq të favorshëm nuk do të kishte frikë nga formimi i Qeverisë së re nga ana e LDK-së. “E shoh një panik të Kurti, LVV do të fillojë të ketë rënie në zgjedhjet e reja”, shtoi ai. Tahiri tha se LVV më nuk ka asnjë mundësi që të rritet.

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *